Hapet Wuhani që “çmendi” botën, por vendi rrezikon një valë të dytë infektimi!

28/03/2020 14:27

Wuhani, qyteti I Kinës nga ku nisi sëmundja që sot ka prekur gjithë botën, u rihap pas dy muajsh izolimi.

Njerëzit tani lejohen të hyjnë, por jo të dalin prej andej. Qyteti i provincës Hubei me 11 milionë banorë, hyri në karantinë në muajin janar. Turmat njerëzish vërshuan në stacionin e tij të trenit pas lehtësimit të rregullave të lëvizjes, duke dëshmuar kështu se jeta po rinis ngadalë t’i kthehet normalitetit, edhe pse është ende shpejt që kjo të arrihet tërësisht.

Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë është hapur gjithashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3,299 njerëz vdiqën në Hubei pas diagnostimit me Covid 19. Falë masave drastike, Kina arriti më në fund të pastrohet nga koronavirusi, por rreziku ende nuk është kapërcyer plotësisht. Dhjetëra raste të reja infektimesh janë raportuar prej udhëtarësh që vinin nga jashtë kufijve, çka i detyroi autoritetet kineze të ndalonin përkohësisht të gjithë vizitorët e huaj, përfshirë dhe ata që kanë viza apo leje të rregullta qëndrimi. Me një problem të ngjashëm përballet dhe Koreja e Jugut.

Vendi që sot shënon më shumë të shëruar nga virusi sesa të prekur të rinj, rrezikon një valë të dytë infektimesh të ashtëquajtura “ të importuara” , edhe pse vetë ka qenë mjaft i suksesshëm në frenimin e sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA