Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 06ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 15ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor- Juglindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 11ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel