Përmes një videoje direkte në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama shpjegoi mënyrën e sigurimit të lejes së posaçme për të dalë nga shëpia, ku përjashtim bëjnë ata që janë në punë.
Fillimisht shkoni në e-albania, ku opsioni quhet “leje për dalje”. Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’u jepet leje, pra edhe nëse aplikojnë do t’u refuzohet, pasi tani e tutje nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre, nisur nga fakti që janë mosha më e rrezikuar nga Covid-19.
Pas aplikimit në e-albania, vjen mesazhi konfirmues në celular (sms) ose në email, ku duhet të jetë numri i identifikimit si dhe dita apo ora e daljes. Mesazhi në fjalë i tregohet më pas policit. Qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe lejohet të aplikojnë vetëm 2 familjarë nga një familje.
“Për ata që nuk kanë smartfone, nga dita e hënë një procedurë shumë e thjeshtë, por aplikimi bëhet sot për një miratim pas 24 orësh, do të jetë një numër nga e hëna, 55155. SMS do të dërgohet si për parkimin, numri i kartës identitetit, vendi bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga policia. Për ata që nuk kanë një kompjuter apo smartfone dhe që kanë telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për të bërë shpenzimet e nevojshme, pasi të hënën nuk qarkullojnë dot nëse procedura nuk e lejon. Nuk e lejon procedura, pasi nuk kanë mundësi të marrin leje automatike. Ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do të jetë e mundur që kjo procedurë të jetë gati për nesër, atëherë do të lehtësojë ditën e hënë për ata që kanë një telefon të zakonshëm. Por dua të sqaroj se pensionistëve nuk do u jepet leje, përgjigja do të jetë negative, do të qëndrojnë në shtëpi. Ata që nuk kanë mundësi, që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi urbane do të kujdesemi ne. Ata që do të dalin do të jenë të penalizuar.
Top Channel