Britaniku i shëndetshëm 27 vjeçar, vdes gjashtë ditë pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit

27/03/2020 20:36

27 vjeçari Thomas Davies, nisi të shfaqte simptomat e koronavirusit pasi mbaroi punën të premten. Ai nuk kishte pasur kohë të testohej ndërsa vdiq të enjten pasi kishte mbajtur djalin e tij të dytë që kishte lindur para 10 ditëve.

Davies nisi të shfaqte kollë, dhimbje dhe djersitje të ftohta pasi përfundoi punë të premten. Por nëna e tij 53-vjeçare tha se Thomas dukej se po e kalonte sëmundjen dhe ishte përmirësuar të mërkurën, kur dhe i kishte folur për herë të fundit.

Megjthse ai ndoqi këshillat e vetë-izolimit në shtëpi, ai ugjet i vdekur nga e fejuara Rhiannon Elias, në shtëpinë e tyre në Penygroes, Uales.

Nëna e tij e shkatërruar nga dhimbja thotë se tashmë as nuk mudn të përqafohet me anëtarët e familjes prej ruajtjes së distancës sociale.

“Nuk mund t’i hedh asnjërit krahët në qafë, edhe kur shkova të takoj timë bijë, duhet të qëndrojë në anën tjetër të rrugës.”

“Kur shkova në spital ata kishin veshjet e tyre. Nuk më lejonin ta prekja sepse dyshonin për virusin, i kihsin vënë qese plastike në fytyrë”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA