Talenti i Ajaksit zgjohet nga koma pas 2 vitesh dhe 9 muajsh, babai: Nuk na njeh

26/03/2020 22:36

Ishte data 8 korrik 2017 dhe po luhen një ndeshje miqësore midis Ëerder Bremen dhe Ajaks. Po luhej minuta e 72 e takimit dhe Abdelhak ‘Appie’ Nouri shtrihet në tokë.

Fillimisht u duke thjesht si një lodhje. por më pas u pa që ishte diçka serioze. Ajo ndeshje do të anulohej dhe talenti 19 vjeçar do të binte në koma, për t’u zgjuar vetëm kohët e fundit.

Marokeni shikohej si një ndër talentet më të mëdha në Holandë ku ishte aktivizuar më të rinjtë e ‘tulipanëve’ dhe kishte arritur që të bënte debutimin edhe me klubin e Ajaks.

Në një intervistë babai i Nouri është shprehur se ai nuk i mban mend familjarët e tij.

“Ai nuk mund të ecë, nuk mund të flasë, ai nuk na njeh ne, nuk e di kush jemi. Ai nuk ndjen asgjë, nuk dëgjon asgjë.

“Sipas mjekut ai kurrë nuk mund t’i bëjë këto përsëri, ai kurrë nuk do të shërohet”.

Momenti kur ai kishte pësuar sulm në tru:

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA