Surprizon Veliaj, u drejtohet me një apel në gjuhën rome anëtarëve të këtij komuniteti: Qëndroni në shtëpi, do sjellim ne ndihmat te ju

26/03/2020 18:26

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për komunitetin rom dhe egjiptian, që qëndrojnë në vendbanim. Teksa ka postuar pamje nga ndihmat që po shpërndahen çdo ditë për të gjitha familjet e komunitetit rom, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.

“Nëse vrapojmë të tubohemi te zyra e njësisë, ku gjithsesi nuk magazinohen ndihma, rrezikojmë vetën, punonjësit e njësive dhe humbasim ndihmat se nuk ju gjen në shtëpi punonjësi i shpërndarjes. ?

Faleminderit!
Nais Tuke – Shakram ?

Ne gjuhen rome ketu ? Bi aćhavdo – non stop, anas hape/pipe e rromenqe aj e egjiptianenqe kaj beśen khere. K-o njesie nane ćhomoni xamasqe. Ma ʒan k-o njesie te ćhiven tumen k-o reziko, vi tumen vi e manushen kaj keren buti othe. Plus, te na arakhla tumen khere o manush kaj anel o xape/pipe, naśaven/xasaren i ndihma. Aven saste”, thekson Veliaj.

Top Channel