Një kg banane, ju lutem! – i thërret 83 vjeçarja Juksel nga ballkoni i saj në katin e katërt, shitësit të një dyqani në cepin e rrugës së saj në Stamboll, para se të lëshojë poshtë një kosh dhe një litar.
Pasi i peshon bananet, shitësi i vendos në një qese dhe i lë mbi kosh pasi merr më parë paratë brenda tij. Tërhiqe!, thërret më pas.
Është kjo një praktikë e hershme, shekullore, ende e njohur në rrugët e Stambollit, por tani, ka marrë sërish rëndësi, pasi autoritetet lajmëruan të dielën se do të ndalohej dalja në rrugë e të gjithë të moshuarve, mbi 65 vjeç, në mënyrë që të evitohet prekja e tyre nga koronavirusi.
Më herët, në këtë mënyrë, mund të merrnim 10 porosi në ditë, por tani, ky numër ka shkuar në 50 – thotë një shitës në Stamboll. “Çfarëdo që u nevojitet, ne jemi në dispozicion të klientëve tanë të moshuar, u mbushim koshat me çfarë ata kërkojmë ose mund t’ua dërgojmë edhe tek dera, nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes – thotë ai.
Deri tani, në Turqi janë raportuar 44 viktima nga koronavirusi, pjesa më e madhe e tyre të moshuar.
Top Channel