Koronavirus dhe sport, çfarë po ndodh në mbarë botën!

26/03/2020 11:03

Coronavirusi ka mbërthyer edhe sportin që me evenimentet e ndërprera po përpiqet të japë kontributin e tij në luftën ndaj kësaj pandemie në mënyra të ndryshme.

Klubi i Valencias në Spanjë, ku 35% e stafit rezultoi pozitiv me Covid-19 dhuroi 500 mijë maska për autoritetet shëndetësore në rajonin Comunidat Valenciana, një veprim që u vlerësua në maksimum nga zyrtarët e këtij rajoni të cilët bënë të ditur se këto pajisje u vunë menjëherë në dispozicion të personelit shëndetësor valencian.
Por në këtë periudhë të vështirë, vijnë edhe lajme të mira nga fronit coronavirus.

Christian Wood, një prej basketbollistëve të NBA të prekur nga Covid-19 e fitoi betejën e tij me këtë virus të tmerrshëm. lajmi u konfirmua nga agjenti i tij Adam pensack që foli për Detroit Free press. Christian Wood rezultoi pozitiv me coronavirus në 14 mars dhe ishte në izolimin që nga momenti kur NBA u pezullua 2 javë më parë. Ai është në pritje të miratimit përfundimtar nga mjekët, por lojtari mund të konsiderohet si një person i shëruar

Në futbollin gjerman, Union Berlin io bashkohet nismës së Bayernit dhe Borussia Dortmund për reduktimin e pagës së futbollistët, një gjest ky solidariteti dhe përgjegjësie në një situatë kur coronavirusi po shkakton mijëra viktima por edhe dëme të mëdha ekonomike. Në fakt ishin vetë futbollistët e kërkuan uljen e pagës së tyre për të garantuar stabilitetin financiar të punonjësve të tjerë në klub.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA