4 fëmijë të testuar për Covid-19? Mjekja pediatre tregon gjëndjen e tyre në Open

26/03/2020 23:45

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për 4 fëmijët e testuar për Covid-19. Sipas saj situata nuk është shqetësuese.

Si paraqitet gjëndja e të 4 fëmijëve?- e pyeti Eni Vasili.

Dua të informoj publikun se 4 fëmijët nuk kanë shfaqur simptomat e virusit dhe as nuk janë në spital. Ato janë testuar pasi kanë pasur kontakt me të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, janë në shtëpi, nuk janë në spital- tha mjekja e njohur.

Cila është mosha e tyre- e pyeti Eni Vasili.

Njëri është është i moshës 3 vjeç, një i moshës 10 vjeç, një 13 vjeç dhe një adoleshent 15 vjeçar- tha Gjeorgjina Kuli.

Top Channel