Vlorë/ Operacioni “Lulet e Pranverës” vë në pranga 39-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar
25/03/2020 11:30
Vlorë- Është vënë në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armë mbajtje pa leje. I arrestuari është F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Ai është kapur në kudër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Lulet e Pranverës të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë person, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.
Top Channel