Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e borës.Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 08ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:
Top Channel