U denoncua rasti në Top Channel, Bashkia e Tiranës ndihmon me ushqime 57-vjeçarin nga Fushë Arrëzi

25/03/2020 17:18

Bashkia e Tiranës ka ndihmuar 57-vjeçarin Tonin Prendi, me gjendje civile në Fushë Arrëz, por që jeton në Tiranë, rasti i të cilit u trajtua edhe në edicionin e djeshem te lajmeve në Top Channel.

Ai ka marrë pako ushqimore nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, për të kaluar këto ditë të vështira si pasojë e virusit COVID-19.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, ka qenë vetë administratorja e njësisë ku jeton Tonini që ka dërguar në banesë pakot ushqimore.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës vijon të shpërndajë ushqime për të gjithë të moshuarit dhe njerëzit në nevojë në të gjithë Tiranën.

Grupet e punës të ngritura nga Bashkia dërgojnë ushqimet shtëpi më shtëpi, në mënyrë që të kufizohet në maksimum dalja e të moshuarve nga banesa e tyre, çka do i rrezikonte përballë COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA