Situata me CoVid-19/ Banka e Shqipërisë ul në 0.5% normën e interesit, Sejko: Minimizojmë pasojat e pandemisë

25/03/2020 12:38

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se norma bazë e interesit në Shqipëri ulet në 0.5% nga 1% që është aktualisht. Lajmi është bërë publik gjatë një konference për mediat të mbajtur këtë të mërkurë nga Sejko.

“Kjo është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re. Një masë për të minimizuar pasojat e pandemisë”,- tha Sejko.

Kjo vjen në kuadër të masave për të luftuar pasojat e rëndë në ekonomi që po shkakton situata me CoVid-19, ku mijëra biznese kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

“Vendos shtyrje e kredive për 3 muaj. Synon të zhvendos  një pjesë financiare. Në linjë me masat e marra, banka e Shqipërisë mbetet e gatshme për të gjithë hapësirën rregullatorë për të minimizuar problemet  financiare. Lehtësim i kostos për bizneset dhe familjet. Plotësimi i këtyre parakushteve i hap rrugën stabilitetit. Shqipëria gëzon shëndet të mirë financiar. Rezervat e likujditeti janë të larta. Këshilli mbikëqyrës vëren se kërkohet përpjekje serioze nga autoritet publike në vend.” tha Sejko ndër të tjera. .

Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi, edhe përmes transmetimit të politikës monetare tek interesat e huave, që duke u bërë më të lira nxisin investimet në ekonomi. Aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018, kur është bërë dhe ulja e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA