Rama mbledhje online me ministrat, pyet Ahmetaj për bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti në Durrës

25/03/2020 17:22

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim online me ministrat ku po shqyrton ankesat e qytetarëve të ndryshëm.

Tema e parë që u trajtua kishte lidhje me bonusin e qirave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, duke kërkuar sqarime nga ministri përgjegjës, Arben Ahmetaj.

Rama: Të gjitha ankesat për bonusin e qirave në Durrës duhet të adresohen me urgjencë.

Ahmetaj: Janë 1 miliardë lekë dhe duhet rishikuar edhe një herë lista e plotë në mënyrë që të jenë të sakta dhe të procedojmë më tej.

Rama: Duhet të nxitësh të kryhet sa më shpejt procedura. Edhe për shkak të kovidit dera nuk hapet, por duhet zgjidhur.

Lidhur me shtëpitë, e kemi thënë që ata nuk do të presin të ikë armiku.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë në Bashkinë e Tiranës, qoftë Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë filluar. FSHZH mbyll këtë të premte ofertat. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është në shqyrtimin e ofertave. Mund t’ju duhet që ta rihapin edhe një herë procesin.

Rama: Asnjë tolerencë. Shtëpitë do t’ua bëjmë më të mira se ç’i kishin. Asnjë vonesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA