Harta e të infektuarëve në Shqipëri po zgjerohet me shpejtësi, e po ashtu edhe numri. Shqipëria shënon numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave në rajon, edhe pse ishte e para që mori masa shtrënguese.

Pak para se të hyjë ndalim qarkullimi në Tiranë, askush nuk shpejton, shfrytëzon çdo minutë deri ne orën 13.00 duke ecur, e për më tepër fyhesh kur sheh veprime të tilla
Nuk është lojë hapa dollapa!

Disa që i fshihen policit, disa që I fshihen kamerave, disa sikur e kanë të lejuar të qarkullojnë dhe disa me një ndjenjë patriotike. Jo nuk jemi në Ditën e Pavarësisë, po çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë duhet ta mendojmë si të tillë. Nëse e konsiderojmë një lojë, duhet të dimë se po luajmë me shqiptarë, nëse e konsiderojmë një luftë duhet të luftojmë për çdo jetë shqiptarësh…

Ky është Papu Gomez, kapiteni I Atalantës në Bergamo. Çdo gol i tij ka çuar në delir çdo bergamask, pranoi në lot se ndeshja me Valencian, ishte një infektim i qytetit. Dëmi atje është i madh. Ky është kapiteni ynë legjendar, Lorik Cana, i pari që na dërgoi një mesazh.

Këtu jemi ne të gjithë si komb në solidarizim, pas tërmetit, aq sa e detyruam qeverinë të thoshte mos jepni më ndihma sepse magazinat ishin plot, kështu jemi ne shqiptarët, solidarë.

Sot është koha si kjo familje me sytë nga flamuri dhe lutjen nga zoti duke menduar për çdo shqiptar në karantinë kudo në botë. Nuk është koha për të vepruar, është koha për të qëndruar në shtëpi. Mesazhi më i mirë është ai i pacientit 0 në Shqipëri, Viktor Kolës…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA