Specializanti në Anestezi, Drilon Kamishi, i cili prej disa muajsh ndodhet ne Genova, përveç se po mbyll specializimin e tij, aktualisht po trajton edhe rastet me Covid 19 në këtë qytet të Italisë.

Ai thekson se në rajonin e Ligurias janë rreth 1570 raste të konfirmuara dhe disa dhjetëra të cilët kanë humbur jetën. Duhet theksuar se Liguria është vendi më i prekur dhe numri i të infektuarve rritet çdo ditë.

“Aktualisht situata është tepër e rëndë sepse rajoni Liguria është rajoni i pestë më i prekur në gjithë Italinë . Në repartin e terapisë intensive nuk ka më vende të mbetura, pasi reparti është i tejmbushur dhe pacientët të cilët kanë nevojë për terapi intensive mbahen në urgjencë apo pavione të tjera. Rreth 70 % e stafit mjekësor është i kontaminuar ku një pjesë e tyre kanë pasur simptoma ndërkohë një pjesë tjetër jane asimptomatike. Në Genova tashmë është gati dhe një traget i cili është kthyer në spital vetëm për pacientët me Covid 19, pasi theksojmë që çdo spital tjetër është i tejmbushur duke e çuar sistemin shëndetësor në vend, drejt kolapsit . Janë mbi 3000 veta staf mjekësor të prekur nga Covid 19, prej të cilëve 15 mjek kanë humbur jetën , një infermiere dhe 3 operatorë të 118 në gjithë Italinë . Mënyra e përhapjes së virusit është nga njeriu tek njeriu prandaj është e domosdoshme qëndrimi në shtëpi për të evituar përhapjen qoftë në popullatë, qoftë tek familjarët apo njerëzit e dashur”, shprehet ai.

Pavarësisht se shërben në vendin fqinj, Driloni së bashku me katër studentë shqiptarë të Mjekësisë në Romë, Milano dhe Perugia, kanë krijuar një fushatë për mbledhjen e fondeve për QSUT-në dhe për strukturat e tjera spitalore rajonale dhe bashkiake, në mënyrë që të mbështesin dhe forcojnë menjëherë Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe të sigurojnë: -më shumë pajisje mbrojtëse personale për të gjithë stafin, si edhe ventilatorë pulmonar. Për të gjithë që duan të vijnë në ndihmë sadopak mund të japin kontributin e tyre duke klikuar në këtë link:

https://www.gofundme.com/f/covid19-albania?utm_source=customer&utm_medium=copy_link-tip&utm_campaign=p_cp+share-sheet&fbclid=IwAR2yTsI5NFG8ux471xLhPtQ9M1gq2Y3eK2jAbwfJHJlDvb4sHrfm0k2_5xQ

Top Channel