Mesditën e kësaj të mërkure u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e presidentit Ilir Meta.
Kjo mbledhje dedikuar tërësisht situatës me Covid 19 është zhvilluar online përmes një platforme të ngjashme e të sigurt e ngjashme me ato që përdoren nga ajo që njihet si teleperformancë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi në edicionin e orës 12:00 se në këtë Këshill është duke u diskutuar vlerësimi i situatës parashikimet për pikun dhe strategjitë e përballjes me të deri në fund. Sikurse edhe vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, pajisja trajnimi dhe mbrojtja e personelit mjekësor.
Burime nga Presidenca kanë bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Keshillit të Sigurisë Kombëtare kryetari i PD Lulzim Basha ka theksuar:
Qytetarët sot kanë nevoje për siguri dhe garanci. Cdo mesazh i drejtuar qytetareve duhet te jete i qartë, i mirë menduar dhe jo panik dhënës.
Frika dhe terrori nuk i qetësojnë shqiptarët.
Basha ka kërkuar:
Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se Presidenti Ilir Meta është shprehur për nevojën e përforcimit të spitaleve rajonale.
Është diskutuar gjithashtu edhe për detyrat për çdo institucion. Një tjetër pikë diskutimi në Këshill është edhe riatdhesimi shtetasve shqiptarë të mbetur në shtete të ndryshme pas mbylljeve të kufijve tokësor dhe fluturimeve.
Top Channel