Shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë gjetur hapur mesditën e sotme një lokal, ku shërbehej për klientët, në kundërshtim me ligjin.

Menjëherë pas evidentimit të rastit, policia e Kuçovës procedoi admistrativisht me gjobë pronarin e biznesit, shtetasin  me iniciale B.D.. Burimet zyrtare konfirmojnë se ky shtetas u kap në flagrancë, duke mbajtur lokalin hapur, në kundërshtim me aktin normativ Nr.3 datë 15.03.2020.

Nga komisioni admistrativ i Komisariatit të Policisë Kuçovë u mor ndaj këtij shtetasi masa admistrative prej 1 milion lekësh (të reja). Bashkëlidhur me procesverbalin e evidentimit dhe gjobitjes, policia dokumentoi edhe fotot e bëra gjatë kapjes së biznesit në flagrancë hapur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA