Fiks Fare/ “E rrahu në mes të rrugës”, i mituri me autizëm dhunohet nga nëna, fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin
Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Teksa njëri prej tyre, me detyrë shef i burimeve njerëzore është dërguar në Tiranë, punonjësja tjetër ka rezultuar e infektuar, përmes skanerit, i cili sipas burimeve spitalore ka rezultuar tipik për Covid-19. Gjithsesi, për të pritet edhe përgjigjja e tamponit.
Top Channel mëson se aktualisht, gjendja e pacientes nuk është e mirë. Bëhet me dijeni se që të dy ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.
Ju kujtojmë se zyrtarisht, nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen 146 të prekur , ku 23 raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit.
Përkeqësohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: 146 të prekur nga COVID-19, 23 raste të reja në 24 orë
Top Channel