19/12 22:32
Prekja nga Covid-19 po i përgatit vendet për skenarin më të tmerrshëm.
Kështu, stadiumi i famshëm në Brazil, “Maracana”, i cili ka 78 mijë vende po shndërrohet në spital për të strehuar pacientët e infektuar me koronavirus.
Në Sao Paulo – qytetin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve – zyra e kryetarit njoftoi se 2000 shtretër do të shtohen në stadiumin Pacaembu dhe qendrën e kongreseve Anhembi gjatë disa javëve të ardhshme.
Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me stadiumet e tjera të Brazilit, ashtu si edhe në Evropë, me atë të Zagrebit në Kroaci.
Top Channel