Me shtyrjen e Evropianit për vitin e ardhshëm për shkak të coronavirusit, është e qartë se për UEFA dhe Shoqatën e Klubeve objektivi është mbyllja e kampionateve dhe Ligës së Kampioneve e Europa League.
Ditën e martë qeveria e futbollit evropian zhvilloi një takim me ECA dhe përfaqësuesit e Ligave Evropiane për të gjetur mënyrën sesi do të përfundojnë këto kompeticione dhe sipas Corriere Dello Sport, bisedimet kanë ecur mjaft mirë madje flitet për një akord mes palëve.
Padyshim që prioritet mbetet mbyllja e ligave, secila prej tyre sipas modaliteteve që preferojnë por që duhet të ndjekin një afat kohor që nuk duhet kaluar; mesi i korrikut. Në atë pikë, ambicia do të jetë rifillimi i Ligës së Kampioneve dhe Europa League duke i riformatuar si dy mini-evropiane me një formulë të shpejtë që do të lejojë mbylljen e tyre në harkun e dy javëve
Ky projekt do të sillte mbylljen e sezonit 2019/2020 në gusht me futbollistët që do të kishin mundësi për të bërë pushimet e tyre, ndoshta duke sakrifikuar ndonjë turne veror edhe pse starti i sezonit 2020/21 do të jetë shumë pranë duke qenë se në verën e vitit të ardhshëm është parashikuar zhvillimi i Kampionatit Evropian të Futbollit
Top Channel