Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të hënën se pandemia e koronavirusit “ka marrë hov”. “Janë dashur 67 ditë nga rasti i parë për të arritur në 100,000 raste; 11 ditë për 100-mijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për 100-mijëshin e tretë”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë.
Ai po ashtu ka thënë se do t’iu adresohet krerëve të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, këtë javë, për t’iu kërkuar që të punojnë së bashku në prodhimin e paisjeve mbrojtëse. OBSH-ja e ka shpallur Evropën epiqendër të pandemisë.
Italia dhe Spanja bartin numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarve. Pas tyre vijnë Gjermania, Franca, Zvicra e të tjera. Shumica e vendeve të prekura në botë kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë izolimin dhe mbylljen e kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Top Channel