
Presidenca është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me Covid-19.
Gazetari i TopChannel-it, Muhamed Veliu ka mësuar së këshilli parashikohet të mblidhet të mërkurën. Risia e kësaj mbledhje të këshillit do të jetë pjesëmarrja edhe e kreut të opozitë, Lulzim Basha, me qëllim përçimin e mesazhit të unitetit.
Në presidencë është duke u bërë gati salla ku anëtarët permanet në këtij këshilli, presidenti, kryeministri, shefi SHISH, ministria e mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë do të ulen duke respektuar distancën një metër larg.
Përmes kësaj mbledhje presidenti Meta synon të gjej dakortësinë e palëve dhe unifikuar qëndrimet dhe veprimet në përballjen me efektivitet të situatës me Covid-19.
Top Channel