Lojtari “big” që synon Reali nuk është Pogba, por numri 9…

24/03/2020 14:49

Nuk është Paul Pogba synimi kryesor i Real Madridit në merkaton e verës. Fjalët e Mino Raiolas se në verë po punon për një transferim “big” në “Santiago Bernabeu” shtuan zërat se bëhet fjalë për mesfushorin francez, por sipas Marcas, ëndrra e madhe “merengues” është një numër 9, për ta alternuar me Karim Benzemanë.

Identikiti është ai i Erling Haaland, “xhevahirit” të Borussia Dortmundit, që ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme nga viti 2022. Presidenti Perez duhet të ulet në tryezë me gjermanët për t’i bindur që ta shesin talentin e madh norvegjez që këtë verë.

Qe kur u largua Cristiano Ronaldo, te Reali e kanë patur të vështirë për të gjetur një shok/zëvendësues ideal për Benzemanë, kontributi i të cilit është gjithmonë i çmuar, por që këtë vit mbush 33-vjeç. Mariano Diaz, Luka Jovic… shuma të mëdha të hedhura në kosh, pasi emrat e sipërpërmendur janë shumë larg pritshmërive në shtëpinë e “Los Blancos”.

Për fenomenin 20-vjeçar (Haaland), interesohet edhe Juventusit, por italianët nuk dëshirojnë të nxitohet dhe do të presin kur të hyjë në fuqi klauzola e largimit në vitin 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA