Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në qarkun e Beratit, atë të 44-vjeçares nga fshati Rroshnik ,Drejtoria e Higjenës dhe Shëndetit Publik në Berat ka karantinuar familjen e saj.
Po kështu kanë filluar të verifikohen edhe personat e tjerë të fshatit që kanë pasur kontakt me të prekurën nga virusi, të cilët do i nënshtrohen në vijim testimit, ndërkohë që i është bërë testi edhe bashkëshortit e djalit të 44-vjeçares.
Bashkia e Beratit, menjëherë pas konfirmimit të rastit, ka filluar dhe po vijon dezinfektimin jo vetëm të banesës së saj, por në të gjithë territorin e fshatit Rroshnik. 44-vjeçarja nga fshati Rrishnik në Berat që ka rezultuar pozitive me koronavirus, jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10 ditë më parë është kthyer të jetonte në ish/banesën e saj, në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Mësohet se ditën e djeshme, pasi kishte dyshuar se mund të ishte e prekur me koronavirus, ajo ka shkuar për një analizë te Drejtoria e Higjenës dhe Shëndetit Publik në Berat, pa njoftuar asnjë nga të afërmit. Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.
Menjëherë pas konfirmimit,në banesën e saj në fshatin Roshnik kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjenës, të bashkisë Berat dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dizifektimin e saj. Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë, ndërsa ka qënë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve në fshat dhe për këtë po verifikohen edhe kontaktet e saj.
Top Channel