Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Brataj me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel ku tregoi për simptomat e para që iu shafqën atij.
Pjesë nga biseda:
Si ndiheni sot, zoti Brataj?- e pyeti Eni Vasili.
Sot jam mirë, ndërsa të dielën dhe të hënën isha me temperatuarë. Isha me 39.5 temperatuarë të cilën e përballova me paracetamol. Ndërsa sot kam vetëm kollë- tha Brataj.
Nge mendoni se ka ardhur infektimi juaj?- e pyeti Eni Vasili.
Ne mjekët jemi në vijën e parë. Dhe kjo na bën të rrezikuar. Në çdo rast kemi pasur veshjet e posaçme. Në mbledhje kemi qenë me maska. Dihet që nga spërklat virusi përhapet, por mund të ketë edhe ndonjë mënyrë tjetër që se dimë- tha Brataj.
Cili është terapia që po ndiqni doktor?- e pyeti Eni Vasili.
Po trajtohem me antiviralë dhe antibiotikë. Kështu ndihmoj në uljen e teperaturës. Një kontroll për mushkëritë e bëra sot dhe rezultoi pa dëmtime- tha Brataj.
Sa do qëndroni në karantinë?- e pyeti Eni Vasili.
Të paktën për dy javë. Pastaj do shohim. Pjesën më të madhe të familjes e kam jashtë dhe në Vlorë. Këtu kam vetëm një familjar që nuk ka asnjë simptomë dhe është vetëkarantinuar- tha Brataj.
Top Channel