Infektohet me CoVid-19 Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare
24/03/2020 12:48
Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me covid19.
Lajmin e konfirmon ministrja Ogerta Manastirliu.
“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkruan ajo.
Top Channel