Akti normativ për të burgosurit- “Kush i ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj”

24/03/2020 00:52

Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj në këtë situatë nga koronavirusi.

Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, me qëllim parandalimin e përhapjes se infeksionit në burgje.

I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:

Eshtë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme; I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

Po ashtu përfitojnë edhe ata nga 60 vjec e lart dhe që vuajne nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse.

Ndërkohë nuk përfitojnë ata të dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, vepra penale kundër lirisë së personit dhe rendit kushtetues, ato me qëllimë terroriste, krime kundër autoritetit të shtetit dhe vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA