“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë”, kështu njoftoi Ministria pak më parë.

Pra 61-vjeçari nga Tirana nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në vdekje klinike, në gjendje të rëndë.

Ministria më herët njoftoi se 61 vjeçari kishte ndërruar jetë, ndërsa në njoftim urgjent bën me dije se pacienti pësoi vdekje klinike dhe se po bëhet gjithçka për ta kthyer në jetë.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, njoftonte ministria më herët.

Top Channel