Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit, 71-vjeçari F.M, i prekur nga Covid-19.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

I ndjeri vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer në mushkëri, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në funeral ndodheshin edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës ,direkt në varrezat e qytetit.

Top Channel