Tejkalim i afatit të qëndrimit/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët e mbetur në Spanjë nuk do sanksionohen

23/03/2020 10:57

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.

Top Channel