Rregullat kundër CoVid-19/ Rama poston videon: Sot shumë më mirë se javën e shkuar

23/03/2020 16:06

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar kujdesin e treguar nga qytetarët në kuadër të masave të ndërmarrë kundër CoVid-19.

Në një video të postuar nga vetë kryeministri, shihen qytetarë të ndryshëm të cilët respektojnë distancën nga njëri tjetri teksa bëjnë blerjen e nevojshme.

“Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë

Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv

Nesër më mirë akoma, padiskutim!” shkruan Rama.

Top Channel