Një nismë vjen nga të gjithë psikologët në vend në mbështetje të gjithë qytetarëve për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, duke kryer konsultime psikologjike pa pagesë online, nismë kjo që i janë përgjigjur 80 psikologë.
Ata do të ofrojnë shërbim psikologjik për çdo qytetar që shaqin gjendje të ngarkuar emocionale gjatë këtyre ditëve.
Shërbim ky, i cili do të kryhet në dy orare gjatë ditës: 10:00-12:00 dhe 17:00-19:00.
Njoftimi i plotë:
Covid-19
NISMA: PSIKOLOGËT SHQIPTARË ONLINE
Shërbim pa pagesë
Nismës për konsultime psikologjike online PA PAGESË, i janë pergjigjur më shumë se 80 psikologë të Urdhrit të Psikologut. Kolegët me disa vite eksperiencë në profesion nga e gjithë Shqipëria, do të ofrojnë nga SOT, shërbim psikologjik për cdo qytetar, që shfaq gjendje të ngarkuar emocionale gjatë këtyre ditëve.
Shërbimi do të ofrohet në dy fasha oraresh gjatë ditës: 10.00 -12.00 dhe 17.00 – 19.00 nga e hëna në të shtunë deri në dt.20.04.2020. (Në rast nevoje kjo periudhë do të shtyhet).
Miq, ndani me ne frikërat, pasiguritë, ankthin dhe vështirësitë emocionale për të përballuar situatën.
Jemi këtu për të qenë pranë secilit prej Jush që ka nevojë për ndihmën tonë, për t’ju mbështetur, motivuar dhe shtuar optimizmin se së bashku do ja dalim!
Valbona Treska
Presidente
Urdhri I Psikologut
(Lutemi ndani sa më shumë informacionin që të jemi në ndihmë të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë)
Top Channel