BRITANI E MADHE- Që prej të premtes në Angli janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavriusit. Kryeministri britanik, Boris Johnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat si dhe të shmangej sa më shumë transporti publik.
Por pavarësisht këtyre urdhrave duket se qytetarët britanikë e kanë marrë me shumë lehtësi situatën e krijuar nga CoVid-19. Metrotë në Londër dhe autobusët ishin të tejmbushur. Njerëzit shtynin njëri tjetrin për një “këmbë” vend në vagonët e trenit.
Kujtojmë se një nga rregullat kryesore të OBSH për frenimin e përhapjes së CoVid-19 është ruajtja e distancës me të paktën 2 metra nga njëri-tjetri dhe larja e duarve sa më shpesh.
Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 5837 persona të prekur dhe 289 vdekje. Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhrit të qeverisë. Ndërkohë në 24-orët e fundit në vend janë shënuar 8 vdekje.
Top Channel