Në një periudhë të tillë izolimi, distancimi social dhe frike nga një infektim i mundshëm, sfida më me vend në internet do të ishte padyshim ajo e larjes së duarve.

Pasi u nominua nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vendosi të publikonte në Twitter një video duke larë duart.

“Ndiqni guidën e Organizatës Botërore të Shëndetit, lani duart dhe mbroni të tjerët e veten nga koronavirusi”, shkruan Von der Leyen.

Top Channel