Koronavirusi, SHBA/ “Nuk vuante nga asnjë sëmundje”, një 12 vjeçare në gjendje të rëndë

23/03/2020 19:34

Një vajzë 12 vjeçare në SHBA, pa sëmundje kronike, e cila së fundmi është diagnostikuar me koronavirus është, duke “luftuar për jetën”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve në SHBA, vajza nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe momentalisht është duke “luftuar për jetën”, pasi është diagnostikuar me virusin korona. Mendohet që deri më tani, ajo është një nga rastet më të reja në botë. Vajza, e quajtur Emma, pas testeve të nevojshme, rezultoi mbartëse me COVID-19, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas, raportimeve të fundit gjendja e saj është e qëndrueshme dhe ajo ndodhet në Spitalin e Kujdesit të Fëmijëve në Atlanta. Megjithatë, kushëriri i saj u shpreh se është duke përdorur një “ventilator” pasi mushkrit e vogëlushes janë të dëmtuara.

“12 vjeçarja është në një luftë për jetën e saj. Njerëzit duhet të praktikojnë distancën sociale. Njerëzit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre”, u shpreh Justin Anthony, kushëri i vogëlushes, për CNN.

Më tej shtoi:

“Ajo ndodhet në gjendje më të stabilizuar sot, por ende merr frymë me ndihmën e ventilatorëve, pasi nuk është në gjendje të marrë vetë. Ju lutem lutuni për sigurinë e saj. Sipas mediave, ende nuk dihet se si e mitura është “përqafuar” me virusin. Sakaq, kujtojmë që deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar rreth 35,000 mijë persona të diagnostikuar me virusin famëkeq, ndërsa numri ka shkuar në 471 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA