Koronavirusi, Meta flet për planin e qeverisë: I rëndësishëm reagimi

23/03/2020 21:48

Në Open në Top Channel është i ftua presidenti i Republikës, Ilir Meta ku po flet për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Meta u ndal edhe tek plani ekonomik i qeverisë dhe opozitës për zgjidhjes e kësaj situate. Meta tha si këto plane i shikon si një interes të përbashkët për të mbrojtur të gjithë qytetarët.

“Cili është komenti juaj për planin e qeverisë, e zgjidh krizën?- e pyeti Eni Vasili.

“Në radhë të parë është e rëndësishme që qeveria ka reaguar dhe së dyti është e rëndësishme që të zbatohet  ky plan dhe kjo gjë po bëhet. Ky është reagim i parë në varësi të zhvillimit të mëtejshëm, pasi ka disa skenarë për të përballuar këtë pandemi.

“Është një plan më i mirë apo i opozitës apo i qeverisë?- e pyeti Eni Vasili

“Nuk është një pyetje për mua se unë nuk jam gjykatës, për mua është e rëndësishme që ka një ndjenjë angazhimi dhe nga opozita dhe ka kërkuar masa. Por dhe qeveria disa nga propozimet e opozitës i ka marrë në konsideratë. Unë shikoj një interes të përbashkët për të mbrojtur të gjithë qytetarët.”

Top Channel