Korea e Jugut fillon mposhtjen e CoVid-19? Regjistron numrin më të ulët të rasteve të infektuara që kur arriti kulmin.

23/03/2020 18:20

Koreja e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh, duke nxitur shpresën se shpërthimi më i keq i Azisë jashtë Kinës mund të jetë duke u zvogëluar.

Vendi regjistroi 64 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, duke shkuar në total në 8.961 me 111 vdekje. Por zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se nuk duhet të neglizhohet për shkak të entuziazmit, duke thënë se vendi ende përballet me një luftë të gjatë kundër infeksionit.

Evropa aktualisht është qendra e pandemisë. Italia raportoi 651 vdekje të reja të Dielën, duke e çuar totalin atje në 5,476, ndërsa Spanja raportoi se janë regjistruar 462 të tjerë vdekje në 24 orët e kaluara duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2,182.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA