08/11 16:19
Ish-producenti i Hollywood-it, Harvey Weinstein, njëherësh i dënuar për sjellje të keqe seksuale, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Regjisori i famshëm Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg me akuzën e përdhunimit të shkallës së tretë (marrëdhënie seksuale pa pëlqim me më pak se 17 vjeç) dhe për kryerjen e akteve seksuale shkalla e parë. Avokatët e tij janë zotuar se do ta apelojnë vendimin.
Sipas CNN, gjykatësi James Burke mund ta kishte dënuar atë nga minimumi 5 vjet dhe maksimumi 29 vjet.
Ai vendosi për 20 vjet burg për sulm seksual ndaj asistentes Miriam Hailey dhe 3 vjet për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aktoren Jessica Mann.
Autoritetet thanë se ai tani ndodhet në izolim.
Top Channel