Në një video-mesazh, pak minuta më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se “do të humbasim nuk e di sa njerëz, por duhet të dalim kokëlart nga kjo luftë, jo të humbasim një mal me njerëz”.

“Duhet të bëjmë çmos të gjithë bashkë, për të ulur sa të jetë e mundur humbjet e jetëve dhe vuajtjet e mëdha që sjell ky armik i egër. Rezistencë, rezistencë, rezistencë”, u shpreh kryeministri.

Më tej shtoi:

“Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin, ju lutem! Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull, por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit. Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete, e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne. Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart, pasi kanë prekur gjëra të tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA