“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz”/ Rama publikon videon më të shikuar mbrëmë në SHBA

23/03/2020 11:38

Përmes një postimi në Facebook, në një kohë kur paraditen e sotme raportohet një viktimë dhe një vdekje klinike nga pacientët e infektuar me Covid-19, kryeministri Edi Rama shprehet se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

?⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

Top Channel