Kreu i Shtetit Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se edhe ai vetë e ka bërë testin për COVID-19, pas shqetësimeve se mos ishte infektuar nga pakujdesia.
I ftuar në emisionin “Open”, Meta u shpreh në kohën kur të gjithë duhet të vetë-izolohemi, do të duhemi të gjithë të përshtatemi me mënyrat e reja të sjelljes, për të respektuar distancimin social. Kreu i Shtetit tha se ai vetë kohën e kalon midis zyrës dhe shtëpisë.
“Ngushëllimet me te sinqerta familjareve te viktimave dhe shërim te shpejte te gjithë te prekurve. Unë kohen e kaloj midis zyrës dhe banesës. Përpiqem te kem sa me pak kontakte. E kam pasur shumë të vështirë te mësohem me zakonin e mos dhënies se dorës, por jemi te detyruar t’i përshtatemi këtij detyrimi tashme te domosdoshëm ne ketë kohe. Testin e bëra sepse pata shqetësimin se mos isha i infektuar dhe nga pakujdesia mund te përcillja tek njerëzit e shëndetshëm. Testimi është i domosdoshëm për te mos kaluar ne fazat e tjera. Fëmijët e mi janë te gjithë këtu, te gjithë ne karantine dhe vazhdojnë mësimet ne distance.” tha Meta.
Top Channel