Apeli i policisë: Asnjë pensionit të mos dalë jashtë, as në orarin e lejuar

23/03/2020 20:12

Policia e shtetit ka bërë apel për pensionistët që mos të dalin nga shtëpitë duke qenë se janë edhe më të rrezikuarit nga CoVid-19.

Gjithashtu ka bërë thirrje edhe që të ruhet radha në markete.

Policia e Shtetit

Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme  të kryejnë furnizimin ditor për familjen.

Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër!!

Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje  e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës.

Pronarët e këtyre subjekteve të marrin masa për të vendosur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.

Top Channel