Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi shumë qytetareve u kanë drejtuar pyetje rreth covid-19 dhe për të marrë sa më tepër informacion iu drejtohen mjekut të familjes. Për këtë arsye jemi ndaluar në poliklinikën 8 në tiranë ku doktoreshë Vlera Lekaj na ka treguar për bisedat me ta.

Çfarë pyetjesh bëjnë me shumë qytetarët?

Sigurisht që pyetjet më të shumta kanë të bëjnë me Covid 19. Kryesisht pyetjet lidhen me simptomat dhe shenjat që ky virus shfaq. Jemi në kohë virozash dhe stine ku shumë persona mund të kenë alergji ndaj përpiqemi t’i shpjegojmë më tepër rreth kësaj.

Vitamina D është e këshillueshme por qëndrimi në shtëpi duhet respektuar. Çfarë sjell mungesa e diellit?

Normalisht temperaturat e larta po fillojnë dhe do ketë kohë për t;u ekspozuar në diell për vitaminën D. Do vij koha për t’u marrë maksimumi i diellit por njerëzit duhet të respektojnë sot ditancimin social që nesër të jemi më të bashkuar.

 

Top Channel