Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje shqetësimeve të qytetarëve mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:.
Kryeministri Rama në facebook:
Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:
? TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT!
? ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHE KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT QË DALIN AKOMA NË PUNË, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE!
? MIRËNJOHJE TË GJITHË PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE DHE FURNIZUESVE TË MALLRAVE USHQIMORE, NË FSHAT E NË QYTET, QË JANË SOT GARANTËT E MËDHENJ TË REZISTENCËS POPULLORE?
Top Channel