Pasi mëngjesin e sotëm, 3 tërmete të fuqishme goditën Kroacinë, në harkun kohor të 2 orëve, ku aktualisht raportohet i vdekur një fëmijë 15-vjeçar, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar një mesazh ngushëllues në Facebook.

“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!
Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë. ????”, shkruan Meta.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në veri të Zagrebit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA