Nga Sokol Bregu

Ministria e shëndetësisë lajmëroi se mosha mesatare e të shtruarave në spital është 54 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë gjyshër. Pavarësisht thirrjeve të shumta të qeverisë dhe të medias, të moshuarit sërish vërshojnë në rrugë në orët që lejohet qarkullimi.

Koronavirusi po sulmon egërsisht me së shumti gjyshërit, ndaj kjo është koha për t’i ndihmuar. Kjo nuk është koha për t’i puthur, kjo është koha për t’i dërguar vetëm një mesazh, gjyshi dhe nëna rri në shtëpi.

Kjo nuk është një kohë për të menduar se njeriu ka vetëm një vdekje, sot është koha për të parë të ardhmen.

I dashur gjysh… kjo është shkolla , është mbyllur, mbase do rrije kështu edhe në prill, mbase edhe në maj, por një ditë do të hapet, dhe nëse ti nuk je aty për ta çuar nipin dhe mbesën si çke bërë çdo ditë ai do të mërzitet shumë me ty.

E dashur nënë ky është kopshti edhe ky i mbyllur, por nëse rri në shtëpi dhe nuk lëviz ti sërish do ta çosh nipin dhe mbesën në krah, si çdo mëngjes për ta pritur pasdite.

Ky është Alvini, jetoi në një ferr prej vitesh të tëra, gjatë kohës në një luftë të egër në Siri mendoi vetëm një dëshirë, mbase edhe kur kishte ditëlindjen dhe frynte qirinjtë mbi një tortë imagjinare. Alvini kërkonte gjyshin.

Asnjëherë mos harro se si Alvini, ka mijëra kudo në Shqipëri, sepse ne shqiptarët çdo gjë e kemi të lidhur me gjyshin dhe nënën. Mos dil nga shtëpia derisa të ike koronavirusi, nëse nuk e bën për urdhërin e shtetit, apo moralin e medias bëjë për të ardhmen, nipin dhe mbesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA