Vajza e prekur në Shqipëri: Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që po vuan pasojat. Nuk e dimë nga e kemi marrë

21/03/2020 19:18

Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një vajze e cila është e prekur nga koronavirusi dhe ajo ka një mesazh për shqiptarët ku u kërkonë që të qëndrojnë brenda.

Ajo ka bërë thirrje për njerzit që mos të dalin lirshëm dhe të zbatojnë urdhërat e qeverisë.

Rama shkruan mbi video:

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde?

Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta

Edi.

Top Channel