“Ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve tradhtarë”, Rama paralajmëron qytetarët e pabindur: Do ta pësoni keq, por merrni në qafë popullin

21/03/2020 13:25

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që do të guxojnë të shkelin rregullat kundër CoVid-19, se do të përballen me forcat e policisë të cilët i mbështet deri në përdorimin e gazit lotsjellës ndaj tyre.

Kryeministri Rama ndër të tjera është shprehur se kushdo që tregohet pabindur do të përballet me ligjin dhe do ta pësojë shumë keq, deri në përjashtimin nga skemat e rimbursimit dhe të ndihmave financiare.

Qëndrimi në vend ecja me të tjerë nuk do të tolerohet më paqësisht. Nuk do të mjaftojë më me gjoba e me këshilla. Zona me e kuqe në Durrës e Tiranë do të identifikohen dhe fotografohen do të futen në një listë të zezë tradhtarësh. do ta paguajnë shtrenjtë. Çdo thyerje e ligjit të luftë do të jetë barrë për ta. Do ti hiqet çdo ndihmë financiare për të paktën 1 vit. Cdo bursë dhe rimbursim ilaçesh edhe nëse janë pensionistë. Thyejnë ligjin e luftës por do të penalizohen. Janë një pakicë e vogël por marrin në qafë të gjithë popullin. Janë tradhtarë lufte dhe do të trajtohen me zero tolerancë. Cdo polic deri të forcat më speciale janë të vendosur të përdorin forcën dhe të gjitha jetët që përdoren në tubime të paligjshme. Deri tek gazi lotsjellës e uji. E mbështes këtë vendin dhe jam i bindur që po zbatohen rregullat e luftës dhe po plas se si një tufë të papërgjegjshmish  sabotojnë rezistencën popullore. Kush se ka marrë vesh me të mirë se kjo është një luftë botërore.” tha Rama.

Top Channel