Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Një burim brenda saj tha me shkrim për Radion Evropa e Lirë se vendimet e kryeministrit Albin Kurti shihen si mënyrë për të blerë kohë.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për SHBA-në. Pse të presim? Kjo duket sikur mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat duhet të hiqen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës”, deklaroi zyrtari në fjalë.

Deklarata e tij erdhi pas vendimit të marrë të premten nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Facebook se “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime vendimi për të rrëzimin e tarifës 100% mbi lëndët e para importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, ndërsa shtonte mes të tjerash se deri në 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Lëvizja e Kurtit u mirëprit nga Instituti i Kosovës për Politika Europiane [EPIK], i cili thotë se ajo bie ndesh me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes Stabilizim-Asocimit (MSA).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar vazhdimisht zbatimin e kësaj mase.Së fundmi, disa senatorë amerikanë kanë thënë që nëse Kosova nuk heq tarifën dhe nuk është e përkushtuar plotësisht për paqe, SHBA-ja duhet të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA